Përbërësit:

500 gr bishtajat jeshile

Një tufë qepë të njoma

½ gotë qumësht

1 lugë miell

1 gotë verë të bardhë

Djathë kaçkavall i grirë

1 thelpi hudhër

Vaj ulliri

Gjalp

Kripë

Piper

Përgatitja:

Ziejmë në një tenxhere me ujë me kripë për rreth 10 minuta bishtajat.

Në një tigan hedhim vaj ulliri, hudhrën dhe më pas shtojmë qepët. Shtojmë një lugë miell dhe më pas qumështin dhe i trazojmë mirë, duke i shtuar dhe kripë dhe piper.

Shtojmë dhe bishtajat dhe i përziejmë mirë. Shtojmë në fund verë e bardhë dhe e mbulojmë në kapak duke e lënë në zjarr për 10 minuta.

Më pas e vendosim në një tavë të lyer me pak gjap dhe i hedhim sipër djathin kaçkavall të grimcuar.

E fusim në furrë në temperaturë 180 për rreth 15-20 minuta./tvklan.al