Një vajzë 15-vjeçare ndërroi jetë pasi hëngri gabimisht një biskotë që përmbante  arra, frut nga i cili ajo ishte alergjike.

Alexi Ryan Stafford, nga Weston, Florida, ishte në shtëpinë e një shoqeje kur pa një pako biskota të hapura.

Pasi hëngri vetëm një, goja e saj filloi t’i digjte dhe menjëherë u kthye në shtëpi ku gjendja iu përkeqësua.

Brenda 90 minutash pas ngrënies së biskotës, Alexi vdiq.

“Ajo ra në shok, ndaloi së marri frymë dhe humbi vetëdijen”

, tha nëna e saj Kellier Travers-Stafford, në një postim në Facebook.

Travers-Stafford tha se e gjithë familja është ende shumë e tronditur nga ngjarja./tvklan.al