Qeveria miraton ndryshimet, efekti fillon në 1 Janar 2021

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet të cilat nxjerrin nga zinxhiri i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë. Ky vendim zyrtarizon ndryshimet e ligjeve që qeveria miratoi një javë më parë dhe pritet të miratohen në Kuvend.

Nisma do të nisë të zbatohet nga 1 Janari i vitit të shkuar dhe vjen si një masë në ndihmë të bizneseve të prekura nga pandemia.

Përjashtimi nga TVSH heq barrën e taksës 20% për sipërmarrjet dhe lehtëson procedurat për plotësimin e deklaratave në tatime.

Tv Klan