Ashtu siç është bërë traditë, festa e fundvitit kërkon një tavolinë të bollshme për shqiptarët. Pas gjelit të detit dhe ëmbëlsirës tradicionale, tavolina kërkon edhe gatime të tjera. Për këtë arsye amvisat nxitojnë të bëjnë edhe blerjet e fundit.
Nga viti në vit tryeza e fundvitit po kushton më shtrenjtë dhe kjo edhe për shkak të rritjes së çmimeve.
Për familjet shqiptare, festat janë një mundësi për të mbledhur të afërmit. Festimet janë të ndara mes ngrohtësisë familjare dhe restoranteve të ndryshme.
“Do e bëjmë ditën e parë në lokal dhe pastaj do mblidhemi në shtëpi.”
Por ka edhe nga ata ku tryeza është plot dhe shpirti bosh, që më së shumti e vuajnë të moshuarit.
Tv Klan