Vijon ulja e inflacionit në vendin tonë. Sipas publikimit të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2024, është 2,1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,6 %, ndërsa në Mars ishte 2.3%. Ky është niveli më i ulët i inflacionit që nga maji i vitit 2021.
Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”. Krahasuar me muajin Prill 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,4 % pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5 %, ndërsas ushqime dhe pije Jo alkolike u rritën me 1.5%. Pavarësisht se inflacioni ka pësuar një frenim të ndjeshëm për muajin prill, ushqimet në vendin tonë mbetën të shtrenjta.
Sipas INSTAT, brenda grupit të ushqimeve çmimet “zarzavateve përfshirë patatet” patën një rritje me 5,4 % krahasuar me të njejtën priudhë të vitit të shkua, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 5,2 %, “sheqer, dhe ëmbëlsira” u rritën me 4,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 3,6 % ndërsa çmimi “mishit” u rrit me 2,4 %.
Klan News