Lajme Arkiva 2004

Pensioniste: Ne mirë jemi o bir, mirë, të gjithë mirë jemi. Dëgjo! Nuk mund të flas më shumë se tani u shtrenjtuan këto telefonatat. E dëgjove nënën? Mirupafshim!

Ka llogaritur deri në detaje se pensioni i saj nuk mjafton për telefonata më të gjata se kjo. Faturat e reja të Albtelecom-it kanë tronditur buxhetet familjare. Ata pensionistë janë kujdesur të mos e përdorin fare, ndërsa në pjesën tjetër që sot gjenden në punë vëren faturë që kapin shifrën nga 2000 deri në 3000 Lekë të reja.

Për një familje pensioniste që deri dje paguante 250 Lekë në muaj, fatura tashmë shënon 900, kjo për sa i përket telefonatave brenda qytetit.

Pensioniste: Po për ne shumë është se pensionistë jemi.

Gazetarja: Sa keni paguar më parë?

Pensioniste: 5, 4, 10 shumë është, pse pak është kjo? Sa marrim ne?!

Pensioniste: 2810  radhë i marrim, më shumë i marri personat e vetë se sa i marrin këto. Një nënë është këtu dhe kjo vajza.

Gazetarja: Njëzet mijë lekë është për ju?

Pensioniste: Shumë është se pensioniste është ajo.

Gazetarja: Si përballoj dot kaq shumë.

Pensioniste: Po mbase keni përdorur kaq? Keni folur në telefon?

Pensioniste: Po jo , nuk flas unë. Pse kaq shumë? U ngritën këto.

Është muaji i parë që pritet të paguhet me çmim të ndryshuar, rritja duket e shumëfishtë nga sa publikon Telekomi dhe e  papërballueshme për muajt e  tjerë./tvklan.al