Lajme Arkiva 2004
Sipas negociatave të fundit midis prodhuesve të bukës dhe qeverisë, buka duke filluar qysh nga 1 shkurti dot shitej me 70 Lekë. Ne shkuam sot për të verifikuar zbatimin e këtij vendimi dhe pamë se në furrat apo edhe në pikat e shitjes së bukës, kishte filluar aplikimi i çmimit të ri të bukës.
Shitës: “Sot aktualisht buka po shitet me 70 Lekë, që nga momenti që prodhohet në datën 1 sipas ligjeve që nxorën në komision u detyruam e shitëm 70 Lekë”.
Gazetari: “Besoni se 70 Lekë do të jetë në dëm të konsumatorit me një rritje kaq të lehtë?”
Shitës: “Jo normale na duket neve që e prodhojmë, se edhe me 60 Lekë të vjetra s’kishim interes”.
Edhe në pikat e tregtimit çmimi i bukës së prodhuar nga privatët ishte ai i deklaruar 70 Lekë, ndërsa buka e shtetit kishte mbetur në kuotat e 60 Lekëve. Por në të tjera dyqane për shkak të festës së kurban Bajramit, çmimi i bukës nuk kishte ndryshuar nga dita e djeshme.
Shitës: Buka e shtetit njëlloj si përditë, ne e shesim 60 edhe privati 60 e ka lënë sot me që është ditë feste. Tani nuk e dimë ne se sa do e vazhdojë.
Gjatë ditës së sotme nuk kemi hasur në ndonjë dyqan apo furrë buke që të kishte çmime abuzive mbi çmimin 70 Lekë./tvklan.al