Policia italiane ka sekuestruar sasinë rekord të drogës të llojit marijuanë në portin e Ankonas. Sasia prej 8 ton vinte nga Shqipëria, ndërsa në pranga ka përfunduar një 38-vjeçar maqedonas.
Udhëtimi i tij me një kamion me rimorkio duhej të kishte qenë më i gjatë, por mbetet i panjohur për policinë italiane.
Ai u ndalua nga agjentët e Guardia di Finanza në Venezia, por rimorkion e kishte lënë në një zonë tjetër.
I arrestuari kishte parandierë se çdo gjë nuk po shkonte si duhet ose marrëveshja ishte që drogën ta linte aty, e dikush tjetër do e merrte.
Por planet e tij dështuan falë ndërhyrjes së policisë së Ankonës në bashkëpunim me policët e Venezias. Policia monitoronte kamionin që në momentin e mbërritjes në Itali duke pasur mundësinë që ta lokalizonte në kohë reale.
Ndjeka zgjati disa orë deri kur agjentët hipën në rimorkion e kamionit dhe gjetën drogën, e cila e hedhur në treg do të kishte pasur një fitim marramendës.
Pas prangosjes së shoferit maqedonas, agjentët e policisë konfirmuan se trageti ku kishte udhëtuar kamioni për në Ancona, ishte nisur nga Shqipëria./ tvklan.al