Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja, sa i përket gomones me 682 kg marijuanë të nisur nga lumi Vjosë, në afërsi të Urës së Mifolit, drejt Italisë. Sipas policisë rreth orës 22: 00 të ditës së diel është identifikuar një mjet i dyshimtë lundrues.

1

Gomonia është larguar me shpejtësi pasi ka parë lëvizje në afërsi të tij. Rreth 2 kilometra nga grykë derdhja e Vjosës, patrulla e Policisë Kufitare i ka bërë shenjë dhe thirrje mjetit që të ndalojë.

Thirrjes për të ndaluar, trafikantët nuk i janë përgjigjur, por kanë shtuar shpejtësinë. Policia Kufitare ka hapur zjarr në ajër për ta ndaluar, por përsëri mjeti ka vijuar me shpejtësi të madhe.

3

Në bordin e gomones, policia ka identifikuar tre persona si dhe disa thasë. Ndërkohë më pas është njoftuar pala italiane. Në ndjekje të gomones janë vënë mjeti i Policisë Kufitare Vlorë , mjeti i repartit Special Delta Forcë dhe mjeti i Guardia di Finanza .

Pas një ndjekje deri në orën 5 të mëngjesit autoritete shqiptare, edhe nga moti i keq, janë tërhequr.

5

Rreth orës 06:00, Guradia di Finanza e Barit ka njoftuar se në territorin e Torre Santa Sabina, është kapur mjeti lundrues me gjatësi 8.5 metra, me motor “Merkuri 250”, plus motor rezervë, si dhe 31 pako marijuanë. Ndërkohë tre trafikantët kanë arritur të dalin në breg dhe më pas të largohen.

/tvklan.al

.