Trafikantë shqiptarë dhe italianë… Skafe të nisura nga bregdeti shqiptari po ashtu të ardhur dhe nga Italia. Linja e trafikut të kanabisit Shqipëri-Itali vazhdon të jetë një nga më të preferuarat e trafikantëve të drogës, ndërsa rastet e ndalimit janë të shumta.

Policia e Shtetit thotë se pas ka njoftuar autoritetet fqinje, është bërë i mundur ndalimi i një skafi me 1350 kg kanabis.

Guardia di Finanza e Pulias e ka ndaluar mjetin lundrues në afërsi të Barit, ndërsa në pranga janë vënë dy skafistët shqiptarë: G.I., 24 vjeç dhe B.K. 52 vjeç.

skafi 2

Policia kufitare e Vlorës ka kapur pasditen e së shtunës mjetin e dytë lundrues, që dyshohet se do të përdorej për trafikim të lëndëve narkotike.

Mjeti zotërohej nga dy shtetas italianë, të identifikuar me inicialet A.D dhe F.M, përkatësisht 64 dhe 65 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në mjetin lundrues nuk janë konstatuar materiale apo sende të paligjshme.

Skafi, me gjatësi 8 metra dhe i pajisur me dy motorë 225 KF secili, është pikasur nga radarët e policisë kufitare të Vlorës, duke lëvizur nga veriu në drejtim të ujërave tona bregdetare.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, një skaf tjetër u bllokua sërish nga policia e qytetit bregdetar dhe sërish në bord ishin dy shtetas italianë./ tvklan.al