Për ministrin e Financave Ridvan Bode, raporti i publikuar një ditë më parë nga Banka Botërore që vlerëson reformat e bëra në vendin tonë nga qershori i vitit 2007 e deri në qershorin e këtij viti është inkurajuese ndaj nismave ekonomike që synon të ndërmarrë qeveria.
Ridvan Bode: “Reformat vijojnë, përqendrimi i qeverisë në përmirësimin e klimës në raport me biznesin dhe bërjen atraktiv të vendit në raport me investitorët e huaj dhe investitorët vendas përbën thelbin e reformave të ndërmarra nga qeveria dhe të angazhimeve të saj edhe në fazën aktuale. Ne jemi në fazën e, si të uljes së mëtejshme të barrës fiskale që e përmendëm pak më parë me uljen e kontributin e sigurimeve shoqërore që paguajnë kompanitë ashtu dhe në fazën e lehtësimit ose pakësimit të numrit të taksave.”
Raporti i publikuar nga Banka Botërore e rendit vendin tonë të dytin në listën e 10 vendeve me ecurinë më të mirë në reforma ekonomike nga 181 ekonomitë e botës më studim./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
Operator: Metlin Kepi