Borana është larguar mbrëmjen e sotme nga X-Factor, duke qenë konkurrentja e parë që largohet nga gara.
Borana dhe Kejsi rezultuan më pak të votuarat e mbrëmjes së sotme, duke shkuar në showdown, ku u përballën me njëra-tjetrën.
Pasi performuan edhe një herë këngën e mbrëmjes së sotme, juria vendosi se kush duhet të largohej.
Kejsi mori votat e Elhaidës, Arilenës dhe Adit kurse Borana vetëm atë të Young Zerkës, mentorit të saj, duke e ndërprerë këtu rrugëtimin e saj./tvklan.al