Pavarësisht deklaratës së Arabisë Suadite për shtimin e prodhimit të naftës, çmimi i artit të zi ka pësuar sërish rrije. Në tregjet aziatike një fuqi u shit me 136.49 dollar. Shumë analistë e konsiderojnë si dështim të premtimit të Arabisë Saudite këtë luhatje.

Ndërkohë që liderat arabë, propozuan që OPEC të financojë 1 miliard dollar që të lehtësojë krizën e çmimit të lartë, ndërsa vendet në zhvillim të japin 500 milion tjerë. Nga ana tjetër India, Paksitani dhe Irani do të zhvillojnë muajin tjetër një samit për projektin prej 6.7 milion dollarë për ndërtimin e një naftë sjellësi që do të furnizojë vendet e Azisë jugore.

Në një situatë të tillë mjaft vende të botës janë mbërthyer nga protestat, shumë qytetarë po kufizojnë përdorimin e automjeteve. Në një tjetër formë proteste në një universitet në Filipine duket se ka gjetur dhe zgjidhjen për ti bërë ballë rritjes së përditshme të çmimit të naftës. Ajo u ka ofruar atyre biçikleta me qira mjaft të ulët 11.24 dollarë në muaj në mënyrë që xhepat e studentëve të mos kërcënohen nga kriza e karburanteve./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj