ETA, organizata terroriste spanjolle duket sikur po i afrohet tratativave për paqe. Kjo është hera e parë në historinë 30- vjeçare të kësaj organizate e cila duket sikur paqja po afron në horizontin e ngarkuar me terror i cili shkaktoi 800 të vdekur. Krahu politik i ETA-s ka deklaruar diçka të tillë por gjithmonë duke mos toleruar në kërkesat e tyre politike. Nga ana tjetër drejtuesit e partive politike spanjolle si dhe vetë shefi i diplomacisë së Spanjës janë te hapur për dialog. Për herë të parë, Spanja shpreson për antiterrorizëm dhe paqe në vend.

Kryeministri izraelit Njetanjahu i dha një nxitje të re kolonizimit hebre në Jordani pas dështimit të supozuar të misionit të ndërmarrë nga Denis Ros në Lindjen e Mesme. Kryeminsitri inkurajoi kolonët e rajonit të Izharit, bastionit të ekstremistëve hebre për të ndërtuar 600 banesa të reja gjë që mundëson shtimin e banorëve kolonë.

Presidenti Çek Havel po kryen një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një konference për shtyp Klinton u pyet rreth çeshtjes Levinksi ku presidenti Çek deklaroi se Klinton është mik i tij dhe se ai dhe zonja e tij do ta ruajnë gjithmonë miqësinë me çiftin presidencial.

Pamje nga organizata terroriste ETA Spanjë. Pamje Izrael hebrenj duke ndërtuar shtëpitë e tyre. Pamje nga presidenti Cek Havel me Bill Klinton në konferencë shtypi/tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori