Policia e Tiranës ndërmori një aksion të gjerë ndaj klinikave estetetike. Nga kontrollet janë gjetur në paligjshmëri 30 subjekte. Kanë rënë në pranga adinistratori i kompanisë që kontrabandonte medikamentin “Botulinum toxin”që shërben për ndërhyrjet estetike.

Gjithashtu janë arrestuar dhe 2 dy drejtues klinikash. Policia njofton se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 administratore si dhe po punohet për arrestimin e 3 të tjerëve të cilët kanë përdorur medikamentin kontrabandë në klinikat e tyre.

Nga kontrollet me vendim gjykate, rezultoi se administratorët e këtyre klinikave nuk deklaronin në organet tatimore të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin” te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar. Klan News mëson se ndërhyrja me botoks nuk bëhej vetëm në klinikat e licensuara estetetike. Shumë prej subjekteve të kontrolluara nga policia kanë qenë klinika dentare dhe disa parukeri.

Për përdorimin e botoksit në Shqipëri ka një boshllëk ligjor. Ky medikament ende nuk lejohet të përdoret ndonëse janë licensuar shumë klinika estetike. 

Klan News