Ish-ministrja e integrimit dhe deputetja në tri legjislatura për Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka reaguar ashpër pas refuzimit të kryetarit Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen as humbjes në zgjedhje, duke e quajtur si përgjegjës të vetëm për katastrofën ku gjendet sot PD-ja.
Me anë të një statusi në Facebook, Bregu, e cila u la jashtë listës së kandidatëve për deputetë nga Basha për zgjedhjet e së dielës, tha:
“
Folën shqiptarët me 25 Qershor!
Demokratët thirrën edhe më fort me mungesën e tyre! 190 mijë vota minus!
Lulzim Basha belbëzoi zëmekur “ngrirjen” e tij duke ua lënë fajin të tjerëve!
E para, “Ngrirja” nuk është as akt juridik as statutuor dhe as politik!
Lulzim Basha i doli për Zot listës dhe vendimeve të tij!
I doli për Zot standardit të zgjedhjeve me përfshirjen e ministrave në Qeveri!
I doli për Zot kontrollit e drejtimit të ndërmarrjeve me buxhet financiar për “të mbyllur” rubinetin e përdorimit të parave publike në fushatë!
I doli për Zot projektit të tij të Republikës së Re me premtimin se do ishte KM i saj!
I doli për Zot mitingjeve dhe një fushatë pa shpirt, pa frymë duke e quajtur me të mirën e me masiven që kishte parë PD!
Ai Njësh-i , ne Isha-t!
Ai i dlirë, në mëkatare!
Sot duhet t’ i dilte për Zot, Dorëheqjes së tij si përgjëgjësi i vetëm për katastrofën e pamerituar në të cilën gjendet sot PD!
Si përgjegjësi i vetëm për shkatërrimin e strukturave dhe mospërfilljen e forumeve vendimarrëse të PD!
Por prej sot,duhet t’i dalë për Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil për kurthe e armiq klase!
Give me a break Lul! In defeat, defiance!
Në humbje, mosbindje!
Nuk përpjesëtohet humbja!
A do gjesh ndonjë dite kurajo t’i thuash vetes të vërteta para pasqyrës?”