Doli nga rruga, por donte ta mbante sekret. Qëllimi? Që të përfitonte dëmshpërblim nga kompania e sigurimeve.

Nuk i është dashur gjatë që të mendojë 22-vjeçari nga Nikla, Armando Kallmeti, të cilit sapo i ra makina tip “Benz” në kanal nuk mendoi të thirrte policinë, por shokun e tij.

E kështu, bashkë me 25-vjeçarin Igli Topalli, nga Tapiza, më 4 Tetor inskenuan një histori. Ata bënë sikur ishin përplasur bashkë dhe kur kanë shkuar efektivët e policisë rrugore u kanë paraqitur të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet.

E duket se të rinjtë kanë menduar se do përfitonin nga kjo histori. Por pas më shumë se një muaji nga dita e këtij aksidenti të pretenduar, policia i vuri në pranga.

Ata zbuluan skemën e dy të rinjve dhe si provë kanë momentin e aksidentit të të riut, kur bie në kanal.

Ndaj tyre rëndojnë dy vepra penale, “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim./tvklan.al