Një supermarket në Britaninë e Madhe është bërë subjekt i një historie të çuditshme. Kjo pasi në sektorin e fruta-perimeve, aty ku mbanin bananet, punonjësit gjetën një bretkosë.
Dhe për të shkuar deri aty, bretkosa kishte udhëtuar rreth 8 mijë kilometra nga Amerika e Jugut. Mendohet se amfibi, i quajtur Asda nga punonjësit, ka ardhur nga Kolumbia, aty ku prodhohen qindra mijëra ton fruta dhe dërgohen në Britani çdo vit.
Kafsha ekzotike është dërguar në institucionet përkatëse dhe specialistët e kanë marrë në përkujdesje. Ngjarja ka ndodhur më 29 Qershor.
Amfibët janë në gjendje që të ngadalësojnë metabolizmin nën kushte të ndryshme të mjedisit. Kështu mendohet të ketë funksionuar kësaj here, pasi bretkosa i shpëtoi udhëtimit pa ujë e pa bukë./tvklan.al