Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gëzim Kalaja:- “Pra gjykojë që çështja referendumit të marrë nga BSPSH është drejt rrugës së suksesit. Vetëm në qoftë se mund të ndodhi diversion nga ana e dy forcave politike, të cilat gjykojë që kanë varësi absolute në drejtim të institucioneve ndërkombëtare, sepse ngritja e pensioneve ka ndodhur nga ndërhyrja që ka bërë FMN-ja dhe Banka Botërore, që mund të ketë një lëvizje nga ana e forcave politike për ta dëmtuar këtë proces të referendumit. Në se Gjykata Kushtetuese, ose Presidenti i Republikës, nuk do të dekretojë referendumin e BSPSH, që është firmosur nga qytetarët, duhet të jeni të sigurt që BSPSH, do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme, ndoshta do të zhvillojë protesta më të fuqishme, se sa ka zhvilluar në tre mujorin e parë të vitit 2002”.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka frikën e përzierjes sërish të politikës në këtë referendum popullor. Ata shprehen se gjithçka po vërtetohet nga KQZ, firmat e 52 mijë anëtarëve. Sindikalisti Kalaja shpreson kryerjen e referendumit, pas zgjedhjeve lokale, referendum që ndryshon moshën e daljes në pension.

Tek Sindikatat e Pavarura, hallin e kanë qarë edhe punonjësit e Fabrikës së Çimentos Fushë Krujë. Prej dy vitesh të dalë nga puna, ata kërkojnë pagën dëmshpërblyese që u detyrohet shteti, pas privatizimit të fabrikës. Përfitimi për një vit page, iu njihet nga Ministria e Ekonomisë, e cila së bashku Ministrinë e Rregullim Territorit dhe Turizmit është ngarkuar të zgjidh këtë çështje, por zvarritja e saj, detyron të bllokojnë rrugën nacionale në qytetin e Fushë Krujës, për ta kjo është zgjidhja.

Shuma që në bazë të kontratës punonjësit e fabrikës duhet të përfitojnë është mbi 95 milion lekë të reja./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti