Aldo Bumçi: “Unë bëra prezent një rezolutë kaluar jo kohë më parë, por në qershor të vitit 2008, pra 6 muaj më parë, rezolutë e Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut për kritere që anëtarë e gjykatës duhet të zbatojnë në sjelljen e tyre. Këto kritere janë të detyrueshme për gjyqtarët e Gjykatës e të Drejtave të Njeriut, ky është piramida e institucionit gjyqësor në kontinentin europian. Nëse këto kritere janë të detyrueshme për këto gjyqtarë në Gjykatën e Strasburgut, atëherë të gjithë vendet anëtare të Këshillit të Europës janë të gjithë pranuar kritere bazë që përbëjnë boshtin e sjelljes ku duhet të bazohet sjellja e gjyqtarit. Ndërmjet të 10 kriteret tregojnë anë të ndryshme, dimensione të ndryshme të sjelljes pra që duhet të bazohet sjellja e gjyqtarit. Unë dëshirova të theksoj dy kriteret që renditen jo rastësisht në kriteret e para që është paanshmëria e gjyqtarit, gjyqtari jo vetëm duhet të jetë i paanshëm, por dhe duhet të duket, perceptohet në sytë e publikut si i paanshëm dhe menjëherë vjen integritetit moral që është rrjedhojë e kësaj paanshmërie integriteti moral i lartë i gjyqtarit, rrit legjitimitetin e drejtësisë në sytë e publikut”./tvklan.al