Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për gjyqtarin e arrestuar për korrupsion Ibrahim Hoxha.
Shkalla e Parë kishte caktuar masën e sigurisë, burg me afat 1 mujor, ndërsa Apeli vendosi ta lerë në burg pa afat.
Në sallë ka qënë i pranishëm edhe vetë Hoxha, i cili i ka mohuar akuzat për marrjen e 6 milionë lekëve, në këmbim të favorizimit të një pale, në një çështje gjyqësore.
Ai ka hedhur poshtë dhe provat e sjella nga Prokuroria përmes përgjimeve telefonike. Hoxha ka thënë se pavarësisht se sekseri Nevruz Gajda i shkuante, ai asnjëherë nuk i kishte kthyer përgjigje.
Edhe për këtë të fundit u vendos e njëjta masë sigurie duke renduar pozitat për të. Sipas Prokurorisë, biznesemni Dritan Jazenxhi kishte një problem pronësie me motrën e tij.
Për këtë, ai kishte kontaktuar me sekserin Gajda, i cili kishte marrë përsipër të ndikonte tek gjyqtari Hoxha, në këmbim të 6 milionë lekëve.
Ditën e arrestimi Ledian Hoxha, djali i gjyqtarit kishte shkuar për të marrë paratë në një lokal në afërsi të Prokurorisë së Tiranës.
Për këtë fakt, gjyqtari Hoxha tha se paratë ishin përfituar nga shitja e një makine.
Tv Klan