Në ditën kur është planifikuar që këshilli bashkiak i Tiranës të shqyrtoje planin rregullues të kryeqytetit Shoqata e Ndërtuesve kërkon gjetjen e konsensusit dhe zhbllokimin e situatës kaotike me lejet e ndërtimit.
Nëpërmjet drejtorit ekzekutiv, Shoqata e Ndërtuesve përsërit kërkesën e vazhdueshme për miratimin e shpejte dhe zbatimin e planit rregullës të Tiranës, çka përveç të tjerash do të ndikonte në uljen e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet.
Maksim Muçi: “Aktualisht ndërtimi i banesave në Tiranë është në nivele të ulta, në rreth 25%, po kështu edhe shitjet. Një faktor është kriza ekonomike, ndërsa faktori tjetër është mungesa e Planit Rregullues dhe si rrjedhoje mos dhënia e lejeve të ndërtimit në Tiranë. Patja e një Plani Rregullues për Tiranën që është dhe tregu më i madh i banesave në Shqipëri. Do influencoje shumë pozitivisht në uljen e çmimit të shitjes se apartamenteve të banimit në Tiranë”.
Sipas shoqatës së ndërtuesve, hapja e dritës jeshile për planin rregullues do të ndikonte pozitivisht edhe ne kontributin që ka sektori i ndërtimit në buxhetin e shtetit.
Po ashtu do të shmangte konkurrencën e pandershme dhe vatrat e korrupsionit. Problemet me planin rregullues të Tiranës dhe pasojat në vonesat për dhënien e lejeve të ndërtimit kanë qene njolla e zeze e raporteve të ndërkombëtareve mbi zhvillimin e biznesit, siç vlerësohet edhe në raportin e fundit Doing Business të Bankës Botërore./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro