Helmut Lohan: “Pas vizitës që kam bërë jam kënaqur që po shoh përpjekjet e qeverisë. Jam shumë mirënjohës ministrit Basha dhe kolegëve të tij, që më kanë dhënë një panoramë të asaj se si kanë funksionuar gjërat deri tani. Unë kam dëgjuar sot për punën që është bërë, për të gjithë bashkëpunimin që ka filluar të bëhet mes një sërë organizmash, institucionesh, drejtorish dhe qeverisë dhe mund të them se jam tepër i impresionuar pasi më ka bërë shumë përshtypje bashkërendimi efikas. Unë mbetem i bindur që situate këtu është stabël dhe që kjo fazë emergjence do të mbarojë së shpejti”.
Lulzim Basha: “Sot do ta falënderoj ambasadorin për atë çfarë paralajmëroi sot për solidaritetin e vazhdim të BE. Shkodra do të ketë nevojë për këtë solidaritet, që do të jetë e nevojshme dhe të nesërmen, ku ne do t’i hedhim sytë nga emergjenca tek rehabilitimi si një proces shumë i rëndësishëm. Pra ndihma e vazhdueshme e BE dhe e vendeve anëtare është mese e mirëpritur dhe sikur ambasadori Lohan, se ashtu siç kemi koordinuar dhe siç do të vazhdojmë të koordinojmë deri në fund të emergjencës së bashku veprimet, ashtu mirëpresim dhe do të koordinojmë me shumë dëshirë ndihmën e ofruar nga BE, në të gjitha këto aspekte të riaftësimit dhe rehabilitimit përfundimtar të kësaj zone./tvklan.al