Në Televizioni Klan shikuesit kanë ndjekur me padurim episod pas episodi dy sezonet e para të serialit aq të njohur, “Çapkëni i pasur” dhe pyetja e të gjithëve është nëse do të transmetohet dhe sezoni i tretë, i cili nuk ka shumë që ka dalë në Turqi.
Albert Dumani në studion e “Shije Shtëpie” tha se sezoni i tretë i serialit mund të nisë transmetimin në Tv Klan në Janar të vitit të ardhshëm. Për të gjithë publikun ai ndau dhe disa detaje të vogla suprizuese që rezervon sezoni i tretë.
Albert Dumani: Një pikë tjetër që dua ta përmendim është që ka shumë seriale që bazohen në romane si “Dashuri e ndaluar”, dhe në histori të vërteta, “Çapkëni i pasur” është histori e vërtetë. “Dhoma e kuqe”, “Vajza në dritare” ka qenë një tjetër serial i bazuar në një histori të vërtetë që njerëzit thoshin “si ka mundësi, ajo dashuria e nënës sa vrastare që ishte”.
Katerina Trungu: Natasha më fal si ishte pyetja, kur do të fillojë “Çapkëni i pasur”?
Albert Dumani: Sezoni i tretë i “Çapkëni i pasur” do të nisë besoj nga Janari, sepse sapo ka nisur sezoni i tretë në Turqi dhe duhet të bëhen disa episode, sepse ne kur fillojmë, transmetojmë akoma më shumë episode që janë në Turqi. Lajmi i keq për fansat është se çifti është ndarë aktualisht, ngjarjet zhvillohen pas dy vitesh. Feriti ka nisur një jetë tjetër, po ashtu edhe Sejrani. Kështu që ne do të shohim nëse do të ribashkohen./tvklan.al