Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit 5.4 milionë persona në botë pickohen nga gjarpërinjtë.
Po sipas kësaj organizate, çdo vit 138 mijë persona nga e gjithë bota humbin jetën nga gjarpërinjtë dhe 400 mijë të tjerë mbeten me aftësi të kufizuara.
Sipas të dhënave, gjysma e rasteve që rezultojnë me vdekje ndodhin në Indi.
Ndërsa si arsye e numrit të madh të nivelit të vdekjeve në Indi llogaritet të jetë mungesa në ndërhyrjet emergjente dhe në shërbimet e përgjithshme shëndetësore./AA