Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Flasin politikanët Neritan Ceka, Fatmir Mediu e Ndre Legisi për ndalimin e zotit Perikli Teta.

Neritan Ceka, kryetar i PAD:- “Unë mendoj që veprimi ka qenë i nxituar ka qenë në llogjikën e zënieve të rrugës, më tha i thashë dhe tregon nivelin e ulët të drejtësisë sonë. Pikërisht në një moment kur duhet të kishte një përpjekje serioze për të zgjidhur problemin e 14 Shtatorit, që ka qenë një goditje jo vetëm kunder autoriteteve shtetërore por edhe kundër prestigjit të Shqipërisë dhe investimeve të huaja në Shqiperi. Nga ana tjetër kjo zhvillohet në momentin kur gjykata dhe në përgjithësi sistemi i drejtësisë janë të ngarkuara me një sërë dështimesh të qëllimshme ose që rrjedhin nga një korrupsion i thellë i drejtësisë sonë, lihen të lirë dhjetera kriminelë, dhjetera kontrabandistë, dhjetera doganiere që paguhen dhe arrestohet, ndalohet një
person i cili është person publik, por edhe një person i cili ka treguar prej 10 vjetësh seriozitet dhe qëndrueshmëri në politikën shqiptare”.

Gazetari:- Mos vjen kjo në vijimësi të procesit gjyqesor që u ndoq më
parë ndaj disa politikaneve të PD për t’i hapur rrugën arrestimeve të tjera në kuadrin e hetimeve të 14 Shtatorit?

Neritan Ceka, kryetar i PAD:- “Unë nuk dua të bëj asnjë paragjykim, por mendoj që nëqoftëse është bërë në kuadrin e masave represive kjo do ishte një praktikë thellësisht e gabuar. S’është e nevojshme që drejtësia të marri masa represive ndaj politikanëve. Në radhë të pare duhet të pastroje vetveten  ku ka një korrupsion dhe një kalbesim të sistemit të drejtësisë në vendin tonë”.   

Gazetari:- Cilat janë hapat e mëtejshme që do të marrë Aleanca Demokratike në këtë situatë të krijuar nga arrestimi i zotit Teta?

Neritan Ceka, kryetar i PAD:- “Nuk është në logjikën e Aleancës nderhyrja tek gjyqësori, por e them këtu publikisht dhe protestoj për këtë veprim të nxituar të drejtësisë shqiptare dhe shpresoj që do shërbejë për një moment kthese, për moment vëtgjykimi”.  

Fatmir Mediu, kryetar i PR:- “Une mendoj që gjithsecili është i detyruar të respektojë rregullat dhe ligjet, rregullat e pushtetit gjyqësor. Megjithatë kjo nuk do të thotë që të respektosh rregullat e pushtetit gjyqësor dhe të tregohesh i ashpër me njerëz publike të cilët në mënyrë të vullnetshme shkojnë për të dëshmuar për të zbardhur ngjarjen dhe zoti Teta deri tani këtë e ka bërë me përpikmeri, por mendoj që gjyqësori duhet treguar shumë më i ashpër me ata të cilët kanë bërë krime dhe të cilët nuk i përgjigjen thirrjeve të gjyqësorit për të vepruar në bazë të gjitha rregullave dhe ligjeve në fuqi. Mendoj që arrestimi i zotit Teta për mendimin tim është një veprim i nxituar pavarësisht nga raportet që mund të jenë krijuar gjatë seancës, për vetë faktin se vetë zoti Teta ka qenë dëshmitar i atyre ngjarjeve të atyre kohërave”    

Ndre Legisi, deputet i PS:- “Nuk i di motivet e vërteta të ndalimit të zotit Perikli Teta, por nëse motivi është pikërisht ai që thoni ju, të cilin unë e marr me rezervë, atëhere do të thoja që drejtësia duhet të shikojë qëndrimin e vetë. Nëse ka motive të tjera dhe ai ka qenë vetëm një sebep për të kryer një veprim të tillë, atëhere i takon drejtësisë që të thotë fjalën e vet”./tvklan.al

 Gazetar – Vladimit Lame