Shqipëria ka të gjithë mbështetjen e Çekisë për të marrë liberalizimin e vizave. Konfirmimi vjen nga Kryetari i Parlamentit të Çekisë, Miroslav Vlcek, gjatë një takimi që ka patur me kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Miroslav Vlcek: “I ofrova zonjës kryetare ndihmën time konkrete përsa i përket lobingut që mund të bëhet edhe përsa i përket paktit të Vishegradit….Gjithashtu i kërkova asaj që të jetë prezente në takimet e 27 vendeve, takimeve të kryetarëve të parlamenteve të 27 vendeve në mënyrë që eksperiencat t’i transmetojmë në mënyrë konkrete dhe në mënyrë direkte. Komisioneri jonë do të bëjë gjithçka është e mundur që Shqipërinë ta ndihmojmë.”

Jozefina Topalli: “Ne po bëjmë lobim gjithandej ku të mundim ta përshpejtojmë këtë proces dhe shfrytëzuam rastin për t’i bërë të njohur miqve tonë që kemi se Shqipëria është një vend që ka plotësuar të gjitha kriteret dhe detyrimet teknike që ishin vendosur asaj për të arritur në procesin e një regjimi të ri të vizave përmes instrumenteve të ndryshëm po dhe të lobingut që do bëhet me vendet e Vishegradit së bashku me Kryetaren e Parlamentit çek, ne të bëjmë të mundur që ky vit të konsiderohet si viti i liberalizimit të vizave.”

Gjatë takimit të dy homologët kanë diskutuar dhe për hapat që Shqipëria duhet të ndjekë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, një tjetër pikë e rëndësishme ka qenë dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha si biznesi apo shëndetësia./tvklan.al

Gazetar: Eno Luarasi