Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli ka deklaruar nga Paskuqani, se ajo i ka vënë kusht deputetëve të komisionit të shëndetësisë, miratimin e fondit për aparaturën e mamografisë e cila do të vendoset në Berat, Gjirokastër dhe më pas kudo në vend.

Në kuadër të fushatës që ka ndërmarrë në përkujdesje ndaj shëndetit të nënës dhe fëmijës në mbarë vendin, Topalli është ndalur këtë herë në Ndroq dhe Paskuqan dhe Lundër, duke konkretizuar premtimin e saj se do të jetë në çdo fshat dhe çdo qytet.

Jozefina Topalli: “Ditët e ardhshme do të kalojmë në parlament buxhetin. I kam vënë kusht deputetëve të komisionit që mbulon çështjet sociale dhe shëndetin, pa miratimin për mamografi, që mamografi të ketë në çdo spital rajonal. Ia kam premtuar Beratit unë do ia çoj, jam kam premtuar Gjirokastrës dhe unë do ja çoj, ia kam premtuar Vlorës do ia çoj dhe kështu në të gjitha rrethet e tjera. Ky është një kusht ndaj dhe ftesa e dytë është që të shkoni dhe të bëni mamografi. Bëni kujdes që të mos përplaseni me sëmundje që minimalisht ju dëmtojnë psikologjiksht.”

Kryetarja e Kuvendit Topalli bëri të mundur që ekipe të specializuara mjekësh të shkonin në Farkë, Ndroq dhe Paskuqan për vizita mamografie falas. Kryeparlamentarja Topalli gjatë vizitës në Ndroq tregoi historinë e saj familjare luftën për të shpëtuar nënën e saj nga tumori./tvklan.al