Ambicia për liberalizimin e vizave gjen mbështetjen e Kryetarit të Parlamentit Belg. Lëvizja e lirë e qytetareve përmes liberalizimit të vizave ka qenë dhe temë diskutimi mes kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe homologut të saj belg, Patrick Dewael. Ky i fundit ka konfirmuar angazhimin e tij personal për këtë çështje. Ndërsa zonja Topalli e konsideroi mbështetjen e Belgjikës, të një rëndësie të veçantë, pasi vitin e ardhshëm ky vend merr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.
Jozefina Topalli: “Unë kam arsye për të qenë optimiste se një hap i mirë me Belgjikën, do jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të gjitha vendet e tjera për ta mbyllur këtë proces për heqjen e vizave një periudhë shumë të shkurtër.”
Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit belg vlerësoi reformat ekonomike të Shqipërisë dhe vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe premtoi rritje te investimeve belge në Shqipëri./tvklan.al