Partia Demokratike i ka kërkuar edhe këtë fundjavë qeverisë, por dhe Prokurorisë që të reagojë për shkeljen që i është bërë ligjit të prokurimeve publike për të favorizuar Edmond Begon.

Sipas PD përfitimi  i 14 milionë Eurove nga paratë publike nga miku i Taulant Ballës i dënuar në Itali si i përfshire në banda kriminale duhet të hetohet.

Heshtja e organit të prokurorisë për opozitën është një kambanë e fortë alarmi se tashme Shqipëria është nen diktaturën e krimit të organizuar, që jo vetëm qeveris vendin nëpërmjet Edi Ramës, por kontrollon edhe çdo institucion të pavarur në vend.

“Qeveria dhe prokuroria kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve në mënyrë që të mbulojnë në harresë të vërtetën e përfitimit të miliona eurove nga një trafikant droge në kundërshtim flagarant me ligjin e prokurorimit publik. Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge dhe këdo që ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë atij miliona euro punë publike. Prokuroria hesht pavarësisht se PD ka paraqitur fakte që provojnë shkeljen e ligjit për ti dhënë të paktën 14 milionë euro mikut me 5 emra të Taulant Ballës. Prokuroria hesht si shërbëtore besnike e krimit në pushtet, pavarësisht se miku familjar i Taulant Ballës i dënuar me 21 vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge ka përfituar pasuri nga disa punë publike në kundërshti më ligjin duke nisur me 10 milionë Euro nga rruga e re Tiranë-Elbasan. Heshtja e organit të Prokurorisë është një këmbanë e fortë alarmi se tashmë Shqipëria është nën diktaturën e krimit të organizuar që jo vetëm qeveris vendin nëpërmjet Edi Ramës, por kontrollon dhe çdo institucion të pavarur në vend”,

tha Boçi.

/tvklan.al