Shefi ekzekutiv i Bolonjës, Claudio Fenucci, pranon se nuk ka ‘zhvillime’ në ngërçin me Arsenalin mbi Riccardo Calafiorin

Marrëveshja me sa duket ishte bërë për 54 milionë euro përfshirë bonuset, me mbrojtësin entuziast për kalimin në Premier League pas një paraqitje mbresëlënëse me Italinë në Euro 2024.

Megjithatë gjithçka u ndal. “Nuk ka zhvillime”, – u tha CEO i Bolonjës Fenucci gazetarëve teksa u largua nga asambleja e Lega Serie A këtë mbrëmje.

Juventusi kishte qenë në garë për disa muaj përpara se çmimi të rritej dhe Arsenali të ndërhynte, kështu që a ka folur ai edhe me bardhezinjtë pas ngërçit?

“Jo, nuk kam dëgjuar prej tyre” – tha CEO i Bolonjës Claudio Fenucci,

Eksperti i transferimeve Matteo Moretto shpjegon se çfarë ka shkuar keq mes Bolonjës dhe Arsenalit.

Sipas tij ndërsa shifra totale mbetet e njëjtë, formati i propozimit është ai që ka ndryshuar dhe po pengon marrëveshjen për Calafiorin.

Bolonja dëshiron të sigurohet që të marrë 50 milionë euro të garantuara si një tarifë fikse, së bashku me disa shtesa, ndërsa Topçinjtë shpresojnë t’i japin vetëm 45 milionë euro me bonuse.

Rossoblu i detyrohen një pjesë të tarifës klubit të tij të mëparshëm FC Basel, që besohet të jetë rreth 40 për qind.

Është një pqërqindje e madhe , kështu që çdo qindarkë do të bëjë diferencën.

Duke marrë parasysh se Bologna është në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe ka mbështetje të fortë financiare, ata nuk janë nën presion për të shitur yjet e tyre.

Ata u ndanë me Joshua Zirkzee që shkoi te Manchester United sepse ai kishte një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij, por premtuan se nuk do të kishte nevojë të humbnin yjet e tjerë të tyre.

/tvklan,al