Klubi londinez i Chelsea do te hedhe ne gjyq federatën angleze të futbollit pasi futbollisti Frank Lampard ka pësuar një dëmtim muskular gjate udhëtimit me kombëtaren e futbollit për ne Qatar ku Anglia do te luaje një miqësore me Brazilin.
E përditshmja The Sun bën të ditur se Chelsea ka nder mend t’i kërkoje federatës së futbollit plot 900 mije paund demshperblim për futbollistin qe duket se do te qëndrojë jashtë fushave për me shume se 1 muaj.
Sipas The Sun për ne Qatar është përdorur një avion aspak komod për një udhëtim prej 7 orësh. Disa prej futbollisteve janë ankuar ne zbritje, por demet me te mëdha i ka pësuar Frank Lampard.
Në klubin e Chelsea janë shqetësuar të gjithë. Futbollisti do të mungojë në 4 ndeshje të kampionatit kundër Arsenal, Manchester City, Ëolverhampton dhe Everton. Me shumë mundësi nuk do të aktivizohet as në 2 ndeshjet e mbetura të Champions League edhe pse Chelsea është kualifikuar.
Nëse klubi i Abramoviç fiton këtë çështje, federata e futbollit veç 400mijë paundëve që do të fitojë nga miqësorja me Brazilin do të humbë edhe 500 mijë të tjera nga arka e saj./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe