Humb jetën një 15-vjeçare, shpëtohen prindërit e tij
Shembja e një ure të varur në Francë i ka marrë jetën një vajze të mitur dhe ka lënduar 4 persona të tjerë. Ngjarja ndodhi në një fshat në veri të Tuluzës, mbi lumin Tarn.
Viktima është një 15-vjeçare, e cila udhëtonte në një automjet me prindërit e saj. Makina e tyre ra në ujë nga shembja e urës, ndërsa ekipet e emergjencës nxorën të gjallë vetëm prindërit.
Dyshohet se shkak i shembjes ishte kalimi i një automjeti të tonazhit të rëndë, që tejkalonte kapacitetin e urës.
Tv Klan
Pont de mirepoix sur tarn effondrée pic.twitter.com/CeqJliWqvD
— olivier le corre (@olecorre) November 18, 2019