Kujtimet e ciklonit “Chido” të muajit të kaluar që u mori jetën të paktën 40 personave dhe plagosi 5600 të tjerë janë ende të freskëta për banorët e ishujve Mayotte.

Ata janë të alarmuar për shkak se autoritet kanë paralajmëruar një tjetër ciklon i quajtur “Dikledi” i cili të shtunën herët në mëngjes goditi Madagaskarin dhe tani po lëviz drejt ishujve.

Forcat e rendit dhe ekipet e emergjencave janë në gatishmëri të lartë dhe po marrin masa për të mbrojtur banorët. Cikloni “Dikeledi” do të sjellë erëra të forta dhe shira të dendur ndërsa pritet që erërat të arrijnë deri në 110 km/orë.

Mayotte nuk është rimëkëmbur ende nga pasojat e ciklonit Chido, i cili goditi arkipelagun një muaj më parë. Autoritetet thonë se të paktën 40 persona humbën jetën, por kryeministri francez François Bayrou paralajmëroi gjatë një vizite në ishuj dy javë më parë se numri përfundimtar i të vdekurve mund të jetë në qindra.

Klan News