Parashikimet për një rekord të arit të zi duket se nuk po përmbushen. Prej disa ditësh çmimi i naftës po pëson rënie të dukshme në tregjet ndërkombëtare duke dhënë sinjale për një normalizim të situatës. Të martën një fuçi nafte u shit me 125.63 dollarë duke pësuar një rënie prej rreth 20 dollarësh brenda 12 ditëve. Shumë ekspert e shikojnë këtë ndryshim si një hap pozitiv të shit-blerjes së arit të zi. Ndërsa të tjerë mbeten skeptik duke iu përmbajtur rritjes marramendëse të muajve të fundit.
Sipas tyre kjo rënie e çmimit të naftës është ndikuar nga forcimi i dollarit për të cilën parashikojmë se nuk do të zgjasë shumë. Ata mendojnë se edhe shtimi i prodhimit të arit të zi mund të ketë ndikuar në një farë mase për të zbutur krizën.
Një arsye e ngritjes së çmimit i cili sot është 6 herë më i lartë se në vitin 2002. Shpjegojnë ekspertët është edhe ngadalësimi i zhvillimit ekonomik në SHBA. Pak kohë më parë investitorët amerikan paralajmëruan se në fund të vitit ari i zi do të kushtojë 300 dollarë për fuçi, ndërsa ekspertët ekonomik thanë se në fund të gushtit çmimi do të arrijë të paktën 170dollarë./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj