Cristiano Ronaldo do të luajë në kampionatin e tij të gjashtë Evropian. Këtë e konfirmoi trajneri i Portugalisë Roberto Martinez, i cili gjithashtu ka përfshirë në listën me 26 futbollistë edhe mbrojtësin veteran Pepe.
Portugezi, i cili ka marrë pjesë në çdo kampionat europian që nga viti 2004, ka shënuar 14 gola në sfidat finale. Ai realizoi 10 herë në fazën kualifikuese të europianit vitin e kaluar. Me Al-Nassr, 39 vjeçari ka realizuar 42 gola dhe ka dhënë 13 asiste në të gjitha kompeticionet.
“Sa i përket Cristiano Ronaldos duhen parë shifrat. Një futbollist që shënon 42 gola në 41 takime për klubin e tij tregon vazhdimësi dhe aftësi fizike për të qenë gjithnjë në formë, e po ashtu rezultatshmëri përpara porte, diçka që ne e pëlqejmë dhe kemi nevojë.”
Por futbollisti më i vjetër i Portugalisë në Gjermani 2024 do të jetë Pepe, 41 vjeç. Ai ishte pjesë e rëndësishme e Portos në këtë sezon me 38 paraqitje në të gjitha kompeticionet, me ekipin që shkoi në të 16-at e Çempiosnit dhe e mbyllën në vend të tetë kampionatin.
Nëntë lojtarë që aktivizohen në Premier Ligë janë thirrur nga tekniku spanjoll.
Klan News