Një 42-vjeçar shqiptar është goditur me një mjet prerës përpara një lokali në komunën Bettola të Italisë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar si Nikolin Nika, baba i dy fëmijëve dhe jetonte prej shumë vitesh në këtë zonë.
Shqiptari u godit tre herë në qafë nga një person i cili është arrestuar nga policia italiane. Autori është njeë 62-vjeçar i cili pas krimit u largua nga vendngjarja, por arratisja i zgjati shumë pak.
Nuk dihen ende motivet, por ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pas një debati mes viktimës dhe autorit.
Klan News