Cristian Shpendi po tregon se sezoni i kaluar në Serie C nuk ishte një rastësi. Edhe në B ai po jep më të mirën te Cesena, duke qenë mes shënuesve më të mirë në këtë kampionat.

21-vjeçari, i cili ka edhe një vëlla binjak Stiven ka shënuar 4 gola në 7 ndeshje që kanë sjellë 9 pikë për skuadrën. TuttoSport për këtë që ka treguar e ka përfshirë te sulmuesit më të mirë të Serie B.

Në dallim nga Stiven i cili sezonin e kaluar kaloi tek Empoli në Serie A ku nuk gjeti shumë hapësirë dhe tani po vuan te Carrarese ku është huazuar, pasi ka vetëm 1 asist, Cristian i ka hedhur hapat një e nga një.

Kjo e ka ndihmuar të rritet dhe në të ardhmen pritet akoma më shumë prej tij. Cristian Shpendi është pjesë e Kombëtares Shpresa.

Tv Klan