Redona ishte konkurrentja e cila nuk arriti të merrte trëndafil nga Saimiri, në natën e 13-të të spektaklit Love Story në TV Klan.

Redona tregon arsyen pse u përlot në studio

Ajo pati edhe një takim të gjatë romantik me 33-vjeçarin, gjatë transmetimit të së cilit Redona u përlot.

Ndërkohë, bukuroshja e cila erdhi nga Italia, ka treguar edhe emocionet e natës së 13-të, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin.

Si ndihesh në natën e 13-të të spektaklit?

Mirë por pak në siklet, të dyja bashkë.

Kush mendon se do të eliminohet?

Nuk e di, mbase edhe unë. Tek eliminimi nuk mund të kem asnjëherë vetëbesim sepse ai mund të më japi shumë siguri dhe në fund të më thotë ik. Nuk varet nga unë.

Roberti parashikoi eliminimin e Redonës, çfarë tha ai para ceremonisë së trëndafilave

Opinionisti i spektaklit Love Story në TV Klan, Robert Aliaj, e kishte nuhatur eliminimin e Redonës, e cila nuk arriti të merrte trëndafil nga Saimiri në natën e 13-të.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Aliaj është pyetur se cila nga vajzat mund të largohet.

Ai nuk ka përmendur emra, por e ka thënë me ngjyrë, duke i’u referuar ngjyrës së fustanit të vajzave.

“S’kam parë asgjë të re, fare. S’ka emocione fare, asgjë s’më emocionon”, tha ai për takimet mes vajzave dhe Saimirit.

“Më jep bezdi”, vajzat flasin me nota xhelozie për takimin e Generdës dhe Saimirit

Generda dhe Saimiri patën një takim mjaft romantik në ambientet e një qendre estetike, ku shkëmbyen edhe disa puthje.

Sigurisht që këto llojë “skenash” nuk janë pritur mirë nga konkurrentet e tjera, të cilat kanë shprehur një llojë xhelozie, përpos faktit që janë mike dhe e respektojnë njëra-tjetrën.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Xhesi ka theksuar se takime të tilla nuk e bëjnë të ‘fluturojë’, teksa Meri ka theksuar se afrimiteti i tyre i jep pak bezdi.

Generda

Unë kur jam në takim jam aq e emocionuar saqë kur shkoj në shtëpi them pse nuk e shijova aq shumë. Por kemi fatin që i shohim sërish në skenë, i shijojmë akoma më shumë. Unë jam ndjerë shumë rehat, kam pasur mëngjes, dreka, ski, biseda dhe na mungonte diçka më relaksuese.

Vajzat rrëfejnë çfarë u mungon nga jeta e tyre jashtë Love Story

Teksa romancës live të Love Story po i vjen fundi, konkurrentet kanë folur për emocionet e tyre dhe ndjesitë që kanë krijuar.

Ato kanë treguar për programin “Daily Love Story” se çfarë ju mungon më shumë nga jeta e tyre e mëparshme.

Xhesi

Si ndihesh sonte?

E emocionuar, por mirë. Kemi pasur një javë tejet të bukur me Saimirin dhe them se nuk ka arsye por nuk i dihet.

Nëse do eliminoheshe, cili do ishte pishmani yt më i madh?

Mendoj se në këtë rrugëtim kam hedhur hapa të sigurt dhe nuk kam dalë jashtë vetes. Nuk mendoj se do më mbetej diçka peng./tvklan.al