Ky është momenti kur 24-vjeçari Eduart Buçeza plagoset në këmbë me armë zjarri nga djali i xhaxhait të tij, Iliri, tashmë i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.
Tv Klan ka siguruar pamjet e kamerave ku siç mund të shihet 24-vjeçari qëllohet nga i afërmi tij vetëm pak sekonda pasi parkon makinën në oborrin e banesës në fshatin Shënavlash.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:38 të mbrëmjes së të martës, me Ilir Buçezës që mbërrin në vendngjarje me makinë fill pas djalit të xhaxhait.
Me pistoletë në duar ai afrohet tek makina e të afërmit të tij, thërret Eduart Buçezën dhe më pas e qëllon dy herë me pistoletë në këmbë.
Pasi e ka lënë të plagosur Ilir Buçeza, 33 vjeç, largohet qetësisht me makinën e tij që e kishte parkuar në pjesën e jashtme të oborrit të kushëririt.
Ky fundit shkoi vetë në Spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, teksa përpara oficerëve të policisë refuzoi të japë detaje lidhur me shkaqet dhe vendin ku ishte plagosur.
Pavarësisht kësaj, policia dhe prokuroria Durrësit zbardhi itinerarin e lëvizjes së 24-vjeçarit, si dhe zbuloi se mes tij dhe djalit të xhaxhit, Ilir Buçeza ka patur një konflikt çasti për motive të dobëta, arsye kjo që shtyu atë në plagosje.
Pamjet e plagosjes
Tv Klan