Papa Francesku është shumë i shqetësuar për samitin e G20-ës dhe frikësohet se mund të ketë aleanca shumë të rrezikshme mes fuqive që kanë një këndvështrim të shtrembër për botën: Amerika dhe Rusia, Kina dhe Korea e Veriut, Putin e Asad në luftën në Siri, si dhe rreziku për sa i përket emigracionit.

Papa Francesku shprehu shqetësimet e tij në një bashkëbisedim me Euxhenio Skalfarin duke theksuar se këto aleanca godasin emigrantët e gjysmës së botës.

Themeluesit të Republikës, Papa i kujtoi se popujt e varfër tërhiqen nga kontinentet dhe vendet me pasuri antike.

Sidomos Europa do të vijojë të jetë objektivi kryesor i popujve emigrues. Edhe për këtë, për t’iu përgjigjur temës së emigracionit sipas vlerave europiane, Papa Francesku thekson se Europa duhet të bëhet një komunitet federal ose nuk do të ketë më asnjë peshë në botë./ABC News