Ilir Sauli: “Shorti për çështjet penale dhe civile në gjykatën e gjyqësorit Tiranë hidhet në mënyrë elektronike, pra caktimi i gjyqtarëve bëhet me anë të një programi kompjuterik, i cili nuk bën asnjë dallim mes gjyqtarëve të Dhomës Penale kur çështja është penale dhe mes gjyqtarëve të Dhomës Civile kur çështja është civile. Kancelari i gjykatës nuk bën asgjë tjetër përveç përcjellës së praktikës të gjyqtarit përkatës sipas rezultateve të shortit. Programi i Ark IT-së, shoqërisë së cilës, e cila na mundëson këtë sistem kompjuterik është iniciuar nga fondacioni Soros si dhe në vazhdimësi është financuar nga USAID-i. Aplikohet në Gjykatën e rrethit gjyqësor të Tiranës si dhe në disa gjykata të Republikës së Shqipërisë që prej vitit 2002.”/tvklan.al