Indonezia ka vendosur gjoba të ashpra për shkeljen e masave ndaj koronavirusit, me një sërë dënimesh të çuditshme për ata që nuk janë të gatshëm ose nuk mund të paguajnë.
Të gjithë atyre që janë kapur pa maska ose duke shkelur rregullat, u është kërkuar të bëjnë pompa ose shërbime të komunitetit, të tilla si pastrim rrugësh, pastrim kanalizimesh, shtrirje në diell e të tjera.
Por, dënimi më i çuditshëm ka qenë detyrimi për tu shtrirë në arkivol për disa orë. Përveç kësaj, njerëzit janë detyruar të gërmojnë varre për viktimat e koronavirusit, në mënyrë që të kuptojnë rëndësinë e masave të vendosura.
Imazhe nga dënimet e dhëna janë kapur në qytetin më të madh Banda Aceh, në provincën konservatore të Indonezisë, Aceh.
Rreth 340,000 trupa janë vendosur në të gjithë vendin për të detyruar njerëzit të respektojnë rregullat.
Indonezia ka një nga shpërthimet më të rënda të koronavirusit në Azinë Juglindore, pasi ka regjistruar 448,000 raste dhe gati 15,000 vdekje , më shumë se çdo vend tjetër në rajon./tvklan.al