3 çifte janë konkurrentë tashmë për çmimin e madh të “Love Island Albania”. Sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, Denisi dhe Xhesika të cilët u larguan nga vila të Dielën e shkuar u shprehën se Arlindi dhe Ueda janë ata që e meritojnë fitoren, pasi sipas tyre janë vërtet të dashuruar.


-Çfarë do të ndodhë tashmë me ju, cilat janë planet tuaja?

Denis: Ne po i shijojmë 24/7 edhe këto ditë, sepse kemi këtë intervistën e parë që kemi nderin të jemi tek ju.

-Edhe për ne ishte kënaqësi se ju kemi parë gjithmonë nga ekrani.

Denis: Do jemi këtu këto ditë, sigurisht tek finalja. Të përjetojmë dhe njëherë ato emocionet e fundit, bashkë me ish-konkurrentët dhe finalistët si dhe gjithë stafin e Klanit që është i mrekullueshëm.

-Cili mendoni se do të jetë fituesi?

Xhesika dhe Denisi: Urojmë shumë nga zemra që fituesit të jenë Arlindi dhe Ueda.

Xhesika: Sepse i kemi përjetuar brenda vilës dhe siç thamë më parë, shpresojmë që kjo finale të jetë vërtetë mbizotërimi i dashurisë së vërtetë dhe të fortë.

Denisi: Mendojmë se është çifti i duhur, më i dashuruar, duke i marrë nga gjestet më të vogla e deri tek më të mëdhaja. Ata dy nuk lejojnë asgjë që t’u bjerë poshtë sepse janë ndjenjat ato që i mbajnë./tvklan.al