Arenca Trashani: “Ne deputetët e Partisë Demokratike të Shkodrës, si përfaqësues të këtij populli të vuajtur, por shumë demokrat ndodhemi sot përpara jush në mbështetje të plotë të familjarëve të viktimave të 9 janarit, tragjedi e cila për ne ka qenë krimi i radhës në kurriz të popullit të Shkodrës kryer nga pasardhësit e atyre që e vranë, e burgosën dhe e internuan për 45 vjet rresht. Bëhet fjalë për krimin shtetëror të 9 janarit 2004, ku nga mungesa totale e përgjegjësisë së qeverisë së kohës, human jetën 28 persona, kryesisht nga Shkodra. Ata u dënuan me vdekje, pa gjyq, nga qeveria e tyre sepse guxuan të shpresonin për një jetë më të mirë. Ata i kërkuan ndihmë qeverisë së tyre për disa orë rresht dje atë e kemi dëgjuar të gjithë falë medias elektronike, por klithmat e tyre ranë në vesh të shurdhët. Ju e dini shumë mirë që në gomone kishte gra dhe të mitur, e dinit shumë mirë se edhe nëse nuk do të mbyteshin ata pas disa orësh do të vdisnin nga të ftohtët dhe nuk morët asnjë masë. A nuk është ky një krim shtetëror i kryer me mosveprim?”/tvklan.al