Nënkryetarja e PD Jozefina Topalli është takuar me të rinjtë e Shkodrës, duke i konsideruar ata si pjesën më energjike të uraganit të fitores së PD-së. Sipas Topallit, të rinjtë me pasionin dhe forcën e tyre mbështesin partinë e tyre demokratike pasi kjo forcë politike i bën të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre Europian.
Ata mbështesin Sali Berishën se me të shohin lëvizjen e lirë për arsim dhe punësim në Europë. Ata mbështesin projektin Europian të PD-së se aty shohin ëndrrat e tyre të realizuara.
Jozefina Topalli: “Shqipëria ka marrë 10 te reformat, Shqipëria ka marr 10 të proceset e integrimit, Shqipëria ka marr 10 kur është anëtarësuar në NATO, Shqipëria ka marrë 10 kur kryeministri Berisha në … për statusin e vendit kandidat. Shqipëria ka marrë 10 në rritjen ekonomike në kohën në krizë, Shqipëria ka marrë 10 në rritjen e rrogave, ka marrë 10 në rritjen e pensioneve, ka marrë 10 në infrastrukturë, ka marrë 10 tek dritat, ka marrë 10 tek rrugët. Më 28 qershor do votoni për numrin 10, është nota më e mirë … është numri që do bëjë të mundur të vazhdojmë projektet tona të zhvillimit. Secili prej jush bashkë me nënën, babën, gjyshin, kushëririn, të dashurin, të dashurën.” Topalli i ka kërkuar të rinjve shkodran të vazhdojnë të votojnë PD për të vijuar mandatin e dytë projektet për ta, për shanse më të mëdha për arsim, punësim dhe lëvizje të lirë./tvklan.al