Lajme Arkiva 2003

Skënder Gjinushi: Tani fjala rifolmurim duhet të jetë e qartë që nuk është fjala për terma më të bukura, është fjala për riformulime parimore pra njerëzit mund të hetojnë persona dhe kjo nuk është pak dhe së dyti duhet të jetë objekt hetimi, formulimi i ri, që do të thotë kërkesa e re në rast se ka duhet të përcaktojë qartë se çfarë duhet të hetojë dhe ne mund të hetojmë vetëm gjërat që kanë ndodhur sepse një institucion nuk mund të bëjë edhe akuzuesin edhe hetuesin.

Erjon Braçe: Unë votova kundër dhe kërkesa që ka paraqitur partia demokratike ra dhe unë nuk e kuptova se se edhe PD-ja po kundërshtonte kur në krye të seancës kryetari i grupit parlamentarë tha se ne do të rifolmurojmë kërkesën tonë dhe dalja nga rendi i ditës bëhet natyrisht me votim edhe heqja nga rendi i ditës bëhet me votim. Kur të paraqesin kërkesën tjetër sipas të gjitha procedurave do të merret në shqyrtim.

Neritan Ceka: Ka kohë për ta paraqitur edhe një herë grupi parlamentarë i PD-së kërkesën në parim, jo me emra. Besoj se kanë harruar që i kanë rënë një herë në hundë me çekan zotit Rama dhe e ka shenjën akoma dhe nuk mund ti bien po prapë me atë çekan në kokë. Po duan të merren me çështjen le të merren me çështjen jo me njerëz./tvklan.al