Superliga Shqiptare rikthehet në fushë me 5 takimet e vlefshme për javën e 24-ët të saj. Takime që do të luhen në dy ditë, konkretisht të dielën dhe të hënën. Natyrisht vëmendja më e madhe do të jetë në derbin e kryeqytetit, aty ku Partizani mat forcat me Tiranën.
Sfidë që vlen shumë jo vetëm për historinë, por edhe vazhdimësinë e dy ekipeve në këtë sezon. “Demat e kuq” synojnë të marrin pikët e plota për të shpresuar ngjitjen në renditje dhe garantimin e një pozicioni të fazës së final-four në fund të sezonit.
Ndërkaq, bardheblutë po përjetojnë një moment të vështirë dhe tepër delikat, duke rrezikuar jo pak qëndrimin në elitë. Po të dielën luhen AF Elbasani do të presë kryesuesit e Egnatias në shtëpi. Ndeshja është programuar të luhet në ora 17:00.
Në të njëjtën orë do të luhet në Shkodër sfida Vllaznia-Bylis. Të hënën do të luhen dy ndeshjet që ulin edhe siparin e javës së 24. Skënderbeu do të presë Laçin në shtëpi në ora 17:00. Edhe sfida Teuta-Dinamo City, do të luhet në ora 17:00. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.
Klan News