Ky është liqeni më i madh termal nëntokësor në botë i zbuluar se fundmi dhe ndodhet në Leskovik juglindje të Shqipërisë.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë është bërë nga një ekip shkencëtarësh çekë, pas një pune disavjeçare.

Pikërisht në rajonin e Vromonerit, zona e llixhave të Sarandaporit në Leskovik në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë eksploruar në detaje.

Sistemi përmban shumë burime të nxehta që lëshojnë kolona të larta avulli dhe gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata të gjenin një humnerë mbi njëqind metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos.

Në fund humnerës, ekipi pas përdorimit te skanerëve te teknologjisë se fundit ka konfirmuar zbulimin e liqenit termal nëntokësor qe rezulton sipas tyre te jete me i madhi në botë deri më sot.

Me një gjatësi prej 138 metrash, një gjerësi prej 42 metrash dhe një perimetër 345 metrash, liqeni mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë.

Sipas mediave çeke, shkencëtarët e kanë quajtur liqenin Neuron në nder të fondacionit me të njëjtin emër që financoi ekspeditën.

Sipas studiuesve ky zbulim mund të kontribuojë në mbrojtjen e të gjithë zonës ku gjendet liqeni që burimin e ka nga lumi Vjosa.

Tv Klan