Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski është i gatshëm të bëjë një marrëveshje me Donald Trump për mineralet e rralla që toka e Ukrainës mban. Gjatë një interviste për Reuters, ai tha se Kievi kërkon garanci nga aleatët për çdo dakordësi për paqe me Rusinë.

“Këto depozita janë të paçmuara, janë shuma të mëdha parash, të mëdha. Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i mbrojmë ato. Pra, nëse po flasim për një marrëveshje, kjo është ajo që duan amerikanët, atëherë le të bëjmë një marrëveshje, ne jemi vetëm për të, le të bëjmë marrëveshjen.”

Titani dhe Uraniumi, por edhe metalet e tjera të rralla që Ukraina ka, për Zelenskin duhet t’i përfitojnë aleatët më të mdhenj që mbështetën Ukrainën gjatë agresionit rus.

“Amerikanët ndihmuan më së shumti, dhe për këtë arsye amerikanët duhet të fitojnë më shumë. Dhe në rindërtimin e Ukrainës ata duhet ta kenë këtë prioritet, dhe do ta kenë. Unë gjithashtu do të doja të flisja për këtë me Presidentin Trump.”

Presidenti Trump pritet të takohet javën që vjen me Zelenskin. Udhëheqësi ukrainas tha se ishte thelbësore që ai të takonte Trump personalisht përpara se presidenti amerikan të takohej me presidentin rus Vladimir Putin. Përndryshe, tha ai, takimi mes dy liderëve do të duket si një dialog për Ukrainën pa Ukrainën.

Klan News